Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Tatuazhi i çmendur i tifozit, MESSI do të jetë përjetësisht pjesë e tij

Shkruar nga NEWSPORT

Argjentina prej thuajse një jave vazhdon festimet për fitimin e Kupës së Botës, trofe që ka ngritur në këmbë të gjithë tifozët e “Albiçelestëve”. Padiskutim Lionel Messi është idhulli i tifozerive, dhe si i tillë vazhdon të mbetet për ta.

Pas fitimit të Kupës së Botës, që është edhe trofeu i parë i këtij kompeticioni për “Pleshtin’, tifozët e tij kanë kaluar çdo parashikim. I tillë është rasti i njërit prej tyre në Argjentinë. I “dashuruar” marrëzisht me Messin ka vendosur ta bëjë tatuazh argjentinasit. Në fakt kemi parë shumë raste që tifozët kanë gdhendur në trupin e tyre 25-vjeçarin, por rasti i fundit është i veçantë.

Tifozi ka vendosur të shkruajë emrin e Messit në ballë dhe që është tejet i dukshëm. Ndërkohë, në një prej faqeve shkruhet “Dios”, ndryshe “Zoti”, ashtu siç e njohin Messin në Argjentinë, teksa si për të mos lënë mënjanë kombëtaren, tifozi pak ekstrem duhet theksuar, vendosi të bënte tatuazh trey yje, ashtu si kampionatet Botërorë të Argjentinës.

[caption id="attachment_673044" align="alignnone" width="300"] tifozi ben tatuazh emrin e Messit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga