Endri Çekiçi prej kohës është në një lidhje dashurie me moderatoren e njohur, Megi Pojani. Lojtari i kombëtares shqiptarë ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 26-të, ndrsa mund të cilësohet nhjë nga më të bukurat për mesfushorin pogradecar.
Futbollisti i njohur ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një vilë restorant afër Durrësit. Pjesë e kësaj dite kaq të veçantë për 26-të vjeçarin nuk mund të mungonte Megi Pojani, e cila nuk ishte e vetmja, pasi shoqësorhej edhe me motrat e saj.
Vetë Megi Pojani nuk ka zbuluar asgjë, pork a qenë motra e saj, Ina ajo e cila ka postuar një foto nga i njëjti ambien ku po darkonin, ndërsa siç duhet tashmë lidhje e çiftit është bërë edhe familjare mes tyre.
[caption id="attachment_668716" align="alignnone" width="282"] Motra e Megi Pojanit, Ina -Endri Cekici, foto nga i njejti ambient[/caption]