Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto/ Skënderbeu "vishet" bardheblu, njoftim i pazakontë për tifozët: Të ndihmojmë të gjithë ish lojtarin e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e djeshme KB Tirana dhe tifogrupi bardheblu Tirona Fanatics, kanë marrë përsipër një donacion i cili do të ndihmojnë Artur Lekbellon të kalojë problemin e tij shëndetësor.

Sot, klubi i Skënderbeut është sensibilizuar me bardheblutë dhe kërkon që tifozët të jenë të pranishëm në stadium pasi 50% e parave të fituara do të shkojnë për Tushen.

"Të ardhurat e biletave për Artur Lekbellon!

Bordi drejtues i klubit me në krye presidentin Takaj pasi janë njohur me gjëndjen e rëndë shëndetësore të Artur Lekbello, ish lojtar i kombëtares Shqiptare, Tiranës dhe Arisit kanë vendosur që 50% e të ardhurave nga shitja e biletave të ndeshjes, Skënderbeu-Tirana që do të zhvillohet nesër të shkojnë për kurimin e Arturit.

Klubi i futbollit 'Skënderbeu' fton të gjithë faktorët sportiv në vënd të sensibilizohen me Arturin. Ne nuk mund të ndihmojmë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë një! "

 

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga