Ish-futbollisti i Barcelonës Eric Abidal është vënë në qendër të kritikave dy ditët e fundit për kryerje transplanti të mëlçisë të paligjshëm pasi pretendohej se mëlçia ishte sjellë në rrugë trafiku organesh. 39-vjeçari vjeçari ka reaguar menjëherë ditën e sotme me një postim befasues në "Instagram"ku shfaqet gjatë kohës së rikuperimit nga transplanti i mëlçisë me kushëririn i tij Gerard, i cili ka qenë dhuruesi i mëlçisë.
"Me këtë foto, dua të tregoj respekt për kushëririn tim,Gerard dhe të mbroj nderin e tij. Dua të dënoj publikisht qëndrimin e disa mediave që vënë në dyshim ligjshmërinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale që më shpëtoi jetën. Mjaft tani! Kërkoj respekt për veten time dhe secilin që është prekur personalisht për këtë fazë të jetës sime dhe për ndokënd tjetër në një situatë të njëjtë".
Abidal kreu në vitet 2011 dhe 2012 dy ndërhyrje kirurgjikale për shkak të degradimit të mëlçisë nga një tumor. Ai arriti të rikthehej në fushë duke fituar betejën me jetën e tij.

