Sot është hedhur shorti për kalendarin e sezonit të ri të Serie A. Skuadrat do të nisin kampionatin në muajin gusht, ndërsa sot kanë mësuar se me kë do të ndeshen në javën e parë dhe në vazhdim.
Shqiptarët - Elseid Hysaj do të përballet me Ledian Memushajn dhe Rei Manajn që në javën e parë, ku mbrojtësi do të jetë mysafir në fushën e pritësve që luajnë në mesfushë dhe mbrojtje. Të njëjtën përballje do ta kenë në javën e parë dhe Berat Gjimshiti me Etrit Berishën, ku mbrojtësi do ta presë në javën e parë portierin. Ndërsa Arlind Ajeti do të ketë një përballje të fortë me Milanin në transfertë që në takimin e parë.
[caption id="attachment_19371" align="aligncenter" width="1024"] Kalendari i plotë i Serie A për sezonin 2016-2017[/caption]