Adnan Januzaj është zyrtarisht lojtar i Sunderland. Kosovari është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit të Sunderland-it. Ai ka pozuar me fanellën e “Maceve të Zeza”.
Januzaj ishte pjesë e United sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit tekniku i ri portugez nuk e kishte në planet e tij duke bërë në këtë mënyrë të largohet në drejtim të një skuadre tjetër.