Manchester City arriti të fitonte për herë të parë në historinë e skuadrës kompeticionin më të rëndësishëm europian, UEFA Champions League. Pas ngritjes së trofeut në qiellin e Stambollit ku mposhtën Interin me shifrat 1-0, tashmë ata vijnë me ide të qarta për të ardhmen.
“Citisens” kanë paraqitur një kërkesë për rinovimin dhe zgjerimin e stadiumit të ri. Stadiumi “Ethiad” është planifikuar të rinovohet deri në vitin 2026. Me projektin e ri ata gjithashtu duan të rrisin edhe kapacietin e stadiumit nga 53,400 që është aktualisht në mbi 60,000.
Një fakt tjetër interesant është se nga projekti i ri pritet yë krijohen plot 2600 vende të reja pune. Kujtojmë që ky stadium u ndërtua në vitin 2002 për Lojërat e Commonëealth dhe që prej vitit 2003 u bë zyrtarisht stadiumi i Cityt.
[caption id="attachment_699246" align="alignnone" width="972"] Projekti i stadiumit të ri nga Manchester City[/caption]