Partizani luajti dje kundër Baselit në transfertë, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të zviceranëve. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja nuk mundën t'i rezistonin furisë helvete duke shuajtur shpresat për një kualifikim të mundshëm në turin e tretë të Conference League.
Të pranishëm në këtë ndeshje kanë qenë edhe tifozët e Partizanit. Edhe pse larg Shqipërisë, ata kanë udhëtuar shumë kilometra për të mbështetur ekipin e zemrës. Për këtë, klubi i kuq përmes një postimi në faqen zyrtare falënderon duke shkruar: "Faleminderit për mbështetjen!"

Poll