Mentor Mazrekaj është një nga lojtarët protagonistë që ka luajtur në “Abissnet Superiore”. 34-vjeçari gjithmonë ka lënë gjurmë me golat e tij te skuadrat ku ka luajtur.
Aktualisht sulmuesi vazhdon karrierën në Maqedoninë e Veriut, teksa mban veshur fanelën e Strugës. Pikërisht me fanelën e kampionëve të Maqedonisë ka postuar një foto në rrjetet sociale, por komenti i ish-sulmuesit të Partizanit nuk duhet humbur.
Xhevahir Sukaj ka pyetur Mazrekajn nëse ka veshur këpucën e këmbës së djathtë pasi në foto duket shtrembët, ndërkohë me epik është edhe komenti i ish-kapitenit të Laçit.
Xhvahir Suka: “A s'ke vesh këpuc në këmbën e djathtë që qëndron shtrembët?”.
Mazrekaj i përgjigjet: “ Hahahahha gjithmonë më të vogël e kam të djathtën”, teksa komenti tjetër nga Sukaj vazhdon: “Legjend je”.
Kujtojmë se të dy lojtarët kanë mbajtur në të njëjtën kohë veshur fanelën e Partizanit, teksa raportet mes tyre kanë qenë të ngushta.
[caption id="attachment_703893" align="alignnone" width="1004"] Foto nga postimi i Mentor Mazrekajt/ © Credits facebook.com/mentor.mazrekaj.754[/caption]