Ardit Hila është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës. Në fushën e blertë ka arritur të tregojë një nivel të kënaqshëm, ndërsa duket se jashtë saj po kalon momentet më romantike të jetës.
Mesfushori ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me bashkëshorten e tij në ditën e veçantë të saj. Elbasanasi nuk e kursen dashurinë, përkundrazi ia shfaq publikisht duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”.
Kujtojmë që Hila ka qenë titullar kyç në ndeshjet e fundit të bardhebluve në Kupat e Europës. Edhe nesër ndaj Besiktas, pritet të jetë titullar në këtë sfidë të vlefshme për turin e dytë të Confence League. Takimi i parë ka përfunduar me shifrat 3-1 për turqit, ndërsa nesër pritet me interes të shihet nëse mund të ketë ndonjë surprizë.
[caption id="attachment_702241" align="alignnone" width="749"] Postimi i Ardit Hilës[/caption]