Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Përgatitjet bardheblu dhe planet për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Përgatitjet bardheblu dhe planet për sezonin e ri

Skuadra e Tiranës ka nisur sot përgatitjet me ritëm të lartë për sezonin e ri. Bardheblutë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik kanë nisur zyrtarisht fazën përgatitore që do të zhvillohet e ndarë në dy pjesë. Në ditët në vijim bardheblutë do të stërviten në palestër dhe tek kompleksi “Skënder Halili”, ndërsa në mesin e muajit korrik do të zhvendosen jashtë vendit, për të kryer një periudhë përgatitore, duke zhvilluar ndeshje miqësore dhe kolauduar skuadrën për sezonin e ri. Sot me ekipin është bashkuar në stërvitje Ansi Nika. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë pjesë e Kukësit në sezonin e kaluar, ndërkohë që në sezonin e ri ai do të jetë pjesë e Tiranës. Nika ka nisur sot stërvitjen me bardheblutë pasi është prezantuar fillimisht me skuadrën e tij të re. Në ditët në vazhdim Afrim Taku do t’i bashkohet skuadrës, ndërkohë që klubi po punon për të afruar të tjerë lojtarë të rëndësishëm.

[gallery columns="1" size="full" ids="12866,12868,12869,12870,12871,12872,12873,12874,12875,12876"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga