FOTO/ Përfundoi në ballkonin e një tifozi, del në shitje topi i goditur nga Valverde
Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid doli i mposhtur nga sfida me Rayo Vallecano, teksa kjo përballe përfundoi me shifrat 3-2.
Në një rast të ndeshjes, mesfushori i “Los Blancos”, Valverde, goditi një top që përfundoi në ballkonin e një shtëpi afër stadiumit “Estadio de Vallecas”.
Tifozi që mori topin ka vendosur ta shesë atë, ndërsa i ka vendosur edhe çmim për të gjithë ata që duan ta bëjnë të tyrin, teksa topi i sfidës kushton 200 euro.
“Fede Valverde e goditi këtë top drejt shtëpisë sime. Është paksa i gërvishtur që e qëlloi shtëpinë, por mund të përdoret”, ka shkruar tifozi spanjoll. Mbetet të shihet nëse do të ketë tifozë të interesuar për ta blerë këtë top të veçantë.
[caption id="attachment_666425" align="alignnone" width="256"] topi i goditur nga valverde[/caption]