Ëest Ham dhe Arsenal janë duke u ndeshur për javën e 16 të Premier League. Derbi i Londrës po dhuron emocione të mëdha, teksa topçinjtë kanë përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-3.
Granit Xhaka e ka nisur titullar sfidën e sotme dhe duket se ka marr besimin e trajnerit të ri Ljungberg. Gjatë pjesës së dytë mesfushori pësoi një goditje të rëndë që për momentin e vendosën në panik skuadrën e Arsenal teksa Xhaka nuk po reagonte. Stafi mjekësor i dha ndihmën e parë Xhakës duke e rikthyer në fushën e lojës, por megjithatë vetëm pas disa minutash Granit Xhaka kërkoi zëvendësimin pasi nuk po ndihej mirë. Në ecje e sipër dukej se mesfushori kishte vështirësi me shikimin, e cila bëri që mesfushori të shkonte direkt në dhomat e zhveshjes sëbashku me stafin mjekësor.
