Vetëm pak orë më parë është bërë publike edhe lista e të grumbulluarve për dy sfidat e radhës të kombëtares shqiptare. Trajneri Sylvinho ka zbuluar kështu edhe të zgjedhurit e tij për Moldavinë dhe Ishujt Faroe të vlefshme për Euro 2024
Në këtë listë pati disa rikthime dhe shumë risi. Gjimshiti, Ismajli, Bare dhe A.Bajrami të cilët munguan ndaj Polonisë. Ndërkohë rikthimi i bujshëm është ai i Armado Sadikut, i cili do të riveshë pas 2 vitesh e 8 muajsh fanelën e kombëtares.
Ndërkohë risi ishte grumbullimi i Simon Simonit për herë të parë në ndeshjet zyrtare me kombëtaren A. Në këtë listë nuk mungoi as Andi Hadroj që mban lart “flamurin” e Superiores.
Pikërisht për këtë të fundit mbështetja vjen nga Franca. Xhuliano Skuka edhe pse nuk është grumbulluar për këto dy sfida përsëri ka treguar mbështetjen e tij për ish-shokun e skuadrës te Partizani, Hadrojin.
[caption id="attachment_694296" align="alignnone" width="276"] Postimi i Xhuliano Skukes[/caption]