Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e djeshme arriti të merrte një fitore mjaft të rëndësishme. Ndaj Moldavisë kuqezinjtë triumfuan me shifrat 2-0, teksa këto janë edhe 3 pikët e para në grup në sfidat kualifikuese të Euro 2023.
Sylvinho debutoi më së miri përballë tifozëve në “Air Albania” të cilët ishin mbi 22 mijë, duke dhuruar spektakël në shkallët e stadiumit. Jasir Asani dhe Nedim Bajrami ishin autorët e dy golave mjaft të bukur.
Pas këtij triumfi gazetari i njohur, Marin Mema ka bërë një postim mjaft të veçantë në rrjetet sociale, teksa ka shkruar: “Një shkupjan dhe një tetovar. Shqipëri – Moldavi 2-0. Bashkë shqipet janë gjithmonë më të fortë!”.
[caption id="attachment_697181" align="alignnone" width="414"] Postimi i Marin Memes[/caption]