Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Një “digë” përpara mbrojtjes, Ylber RAMADANI vlerësohet maksimalisht në Skoci

Shkruar nga NEWSPORT

Ylber Ramadani po kalon një sezon shumë pozitiv në Skoci me ekipin e Aberdeen. Mesfushori shqiptar është një titullar i padiskutueshëm në ekipin e tij teksa në 32 ndeshje këtë sezon nuk është zëvëndësuar qoftë edhe për 1 minutë. Në këto ndeshje, ai ka regjistruar edhe 1 gol dhe 2 asiste.

Në javën që lamë pas, Aberdeen luajti një ndeshje shumë të vështirë përballë gjigantëve të Rangers, ndeshje të cilën arritën ta  fitonin me rezultatin 2-0. Ish-lojtari i Partizanit ishte ndër më të mirët në këtë ndeshje duke qenë një arsye e fortë pse skuadra e tij nuk pësoi asnjë gol. Shkatërronte çdo aksion të kundërshtarëve.

Specialisti i futbolli skocez, Kris Boyd, e ka përzgjedhur shqiptarin në formacionin më të mirë të javës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga