
Nga "Camp Nou" deri te stadiumi i Romës, këto janë 10-të stadiumet që janë projektuar të ndërtohen në vitet e ardhshme, të cilat do të ndryshojnë plotësisht fytyrën e futbollit ndërkombëtar. Të gjitha projektet pritet të mbyllen brenda 5-vjeçarit të ardhshëm.
[gallery columns="1" size="full" ids="72769"]
1- Atletiko Madrid "Wanda Metropolitano", (67 mijë vende).
Do të jetë si "Alianz Arena", stadiumi i ri do të ketë të instaluar sistemin LED, që do të bëjë të mundur ndryshimin ngjyrave. Krahasuar me "Vicente Calderon", do të ketë 12 mijë vende më shumë.
[gallery columns="1" size="full" ids="72770"]
2- Atalanta Unidet "Mercedes-Benz Stadium", (71 mijë vende).
Stadiumi do të kushtojë 1.4 miliardë euro.
[gallery columns="1" size="full" ids="72771"]
3- Barcelona "Camp Nou", ( 105 mijë vende).
"Camp Nou" i ri do të jetë gati në fillim të vitit 2021 dhe do të ketë një shtim të numrit të vende me 6 mijë më shumë se ai aktual. Kostoja e rinovimit thuhet se do të jetë 460 milionë euro.
[gallery columns="1" size="full" ids="72772"]
4- Club Brugge "Brugge Stadium", (40 mijë vende).
Flitet për një kosto prej 100 milionë eurosh për ndërtimin e tij. Ai do të jetë gati në 2019/2020.
[gallery columns="1" size="full" ids="72773"]
5- FC Rotor Volgograd "Volgograd Arena", (45 mijë vende).
Është planifikuar të jetë pjesë e stadiumeve që do presë Kupën e Botës për vitin 2018-të.
[gallery columns="1" size="full" ids="72774"]
6- Tottenham Hotspurs "White Hart Line", (61 mijë vende).
Stadiumi i ri "White Hart Line", do të jetë gati për sezonin 2018-2019.
[gallery columns="1" size="full" ids="72775"]
7- Valencia "Nou Mestalla", (65 mijë vende).
Edhe pse puna ka nisur për ndërtimin e stadiumit, ende nuk është zbuluar projekti.
[gallery columns="1" size="full" ids="72776"]
8- Zenit St Petersburg, "Krestovsky Stadium", (67 mijë vende).
Ky është një tjetër stadium që është planifikuar të luhen takime të Kupës së Botës për. Me shumë gjasa do të inaugurohet këtë vit.
[gallery columns="1" size="full" ids="72777"]
9- Kombëtarja hungareze, "New Puskas Ferenc Stadium", (68 mijë vende).
Është projektuar të ndërtohet shtëpia e re e Kombëtares së Hungarisë. Punimet pritet të mbyllen në vitin 2019-të.
[gallery columns="1" size="full" ids="72778"]
10- Roma, "Roma Stadium", (56 mijë vende).
Prej shumë vitesh është planifikuar të ndërtohet një stadium i ri për Romën. Pritet që punimet të mbyllen në 2020-2021.