Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Në Shkodër "gatuajnë" Vllazninë e re, Alban Xhaferi mbledh bashkëpunëtorët

Shkruar nga NEWSPORT

Alban Xhaferi është kandidati kryesor për të marrë presidencën e klubit të futbollit Vllaznia. Biznesmeni I njohur ka bërë kërkesën e tij zyrtare pranë Bashkisë së qytetit, ndërsa me shumë gjasa plani I tij për të ardhmen e futbollit do të aprovohet. Xhaferi, njëherazi edhe presidenti I klubit të basketbollit Vllaznia, ka treguar synimet e tij për ringritjen e futbollit në kryeqendrën e veriut.

Së fundmi, presidenti ka bërë bashkë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke "gatuar" kështu të ardhmen e Vllaznisë. Në shoqërinë e sekretarit të përgjithshëm të klubit të basketbollit (Blendi Dibra), temë kryesore e diskutimeve padyshim ka qenë investimi I ri I mundshëm në Vllazninë e futbollit, duke bërë që tifozët shkodranë të ëndërrojnë për vitet e arta. "Duke projektuar sezonin 2020-2021", shkruhet në postimin e Blendi Dibra-s.

Xhaferi (m) - Halili (q) - Dibra (d)
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga