Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Ndihmoi skuadrën për të shënuar, MOURINHO bën gjestin e madh me ndihmësin e topave

Shkruar nga NEWSPORT

Tottenham fitoi me përmbysje sfidën ndaj Olympiacos në Champions League, nga 0-2 në 4-2. Protagonist në golin e dytë për Tottenham u bë, kapësi i topave në anësore, i cili me shpejtësi dhe zgjuarsi i dha topin mbrojtësit të Tottenham duke e kapur ekipin grek në befasi dhe Kane realizoi golin e barazimit. Pas kësaj trajneri Mourinho shkoi dhe përqafoi djaloshin 15 vjeçar për ndihmën e dhënë në shënimin e golit.

Mirëpo trajneri portugez duket se ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me djaloshin, teksa në sfidën e sotme të Tottenham me Bournemouth e cila përfundoi me rezultatin 3-2, Mourinho shkoi dhe festoi sërish një gol me ndihmësin e topave. Ndërkohë mësohet se para sfidës me Bournemouth Mourinho e kishte ftuar djaloshin të hante drekën sëbashku me lojtarët e Tottenham.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga