
Flamurtari fitoi ndeshjen e sotme me Shkumbinin për Kupën me rezultatin 0-1 falë golit të të rikthyerit Danilo Alvesh në minutën e fundit.
Me këtë rast sulmuesi brazilian i cili erdhi te Flamurtari në mënyrë surprizë në fundin e merkatos, pasi si fillim ishte larguar nga vlonjatët drejt Turqisë, ka postuar një foto në rrjetet sociale duke shprehur kënaqësinë e madhe për debutimin në një mënyrë kaq pozitive.
"Urime të gjithëve për këtë fitore. Shumë i lumtur për debutimin tim dhe golin e shënuar në rikthimin tim te Flamurtari", shkruan Alvesh.
[gallery columns="1" size="full" ids="277307"]
Poll