Legjenda e Manchester United, Paul Scholes nuk duket i mërzitur për largimin e Ronaldos nga “Djajtë e Kuq”. Portugezi 37-vjeçar la Old Trafford në një marrëveshje të dyanshme me klubin për të ndërprerë kontratën që skadon pas 7 muajsh duke i kursyer anglezëve 17 milionë euro nga rroga e sulmuesit.
Ish-mesfushori, Paul Scholes ka mbajtur anën e klubit në gjithë çështjen dhe pas njoftimit për ndërprerjen e kontarës, 48-vjeçari nuk është përmbajtur teksa në llogarinë e tij në Instagram ka postuar në Story foton e Ronaldos me mbishkrimin “Mision i arritur, idiot”. Pak minuta më vonë, foto do të fshihej por lajmi tashmë ishte bërë.
Poll