Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Mesfushori i Kukësit i bashkohet fushatës "Ti je një luledielli"

Shkruar nga NEWSPORT

Edhe Edon Hasani i bashkohet fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli". Mesfushori i Kukësit ka postuar në Facebook një foto teksa pozon me bluzën që simbolizon këtë fushatë, duke iu bashkuar shumë personazheve të tjerë të njohur jo vetëm të futbollit në një nismë të inicuar nga moderatorja e "Top-Channel", Albana Osmani.

“Ti je një luledielli" është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjise pediatrike pranë QSUT.

Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmanit.

Dëshira për të ndihmuar fëmijët, për t’ju përmirësuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, është motori me të cilin është konceptuar kjo fushatë. Për t’ju lehtësuar sadopak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushët përballen gjatë trajtimeve e kurave, fushata “TI JE NJE LULEDIELLI” e përmbush qëllimin e saj përmes shitjes së produkteve të krijuara me shumë dashuri dhe përkushtim.

Të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për blerjen e aparateve respiratore, të cilat do të vihen në funksion të fëmijeve të shtruar e që kurohen në reanimacion, gjithashtu për blerjen e poltronëve të rinj për seancat e kimioterapisë.

hasani1

 

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga