Paul Pogba është shpallur lojtari i muajit dhjetor te Manchester United, duke marrë kështu edhe një çmim personal për performancat e tij. Kështu, në një postim në faqen zyrtare në "Facebook" është vetë klubi 20 herë kampion i Anglisë që shkruan: "Kjo është mënyra për të shkuar Pogba", pra, që forma e mirë duhet të vazhdojë për të ecur përpara.
Kujtojmë që nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Soskjaer, Manchester United ka arritur që të marrë 5 fitore të radhazi dhe me shumë gola të shënuar e pak të pësuar.
Poll