Pas ditës së tetë në Lojërat Olimpike Verore "Tokyo 2020", është duke u zhvilluar një garë e ashpër mes fuqive më të mëdha botërore në kompeticionit më të madh të sportit në botë.
Deri më tani, Kina është ajo që udhëheq për medaljet e fituara, gjithsej, 40, mes të cilave 19 të arta. Pas tyre renditet Japonia, vendi organizator me 28, 17 prej të cilave ari, ndërsa podi plotësohet nga SHBA që ka 41 medalje, më shumë se të gjithë, por numëron vetëm 14 ari.
Në vendin e katërt janë sportistët rus që garojnë me flamurin olimpik me 10 medalje Ari, 14 Argjendi dhe 10 të Bronzta. Në mesin e evndeve që kanë fituar medalje të arta është edhe Kosova me 2 medalje dhe renditet në vendin e 18-të.

Poll