Dalja nëpër kryeqytet e Kryeministrit Edi Rama për të këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi ka bërë bujë. Jo për mesazhin e përcjellur, por në Itali e vejnë theksin te xhupi i Juventusit që mban veshur. Një faqe humoristike që ka të bëjë me futboll në vendin fqinjë ka publikuar një foto. Vihen re komente nga më të ndryshmet, ku njëri shprehet : pa maskë, rregullat për Juventusin nuk vlejnë.
Dukshëm personi në fjalë nuk i pëlqen bardhezinjtë. Në krahun tjetër, ka nga ata që thonë se Kryeministri shqiptar ka kuptuar të vërtetën. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama mban veshur xhupin me simbolet e klubit të madh italian.

Poll