Mbrojtësi i Kukësit, Renato Malota, ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram teksa është duke shijuar kafen e mëngjesit në bregdet. Futbollisti duket se e ka marrë me qetësi dhe besim të madh përballjen e ardhshme ndaj Austrisë së Vjenës, ku Kukësit i duhet të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë për t'u kualifikuar në turin e tretë. Takimi Kukësi - Austria e Vjenës luhet në "Elbasan Arena" më datë 21 korrik.
Poll