Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Magani teston të tijtë, Bushiç e nis me gol

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Magani teston të tijtë, Bushiç e nis me gol

Flamurtari ka mbyllur seancën e sotme stërvitore. Skuadra nën drejtimin e Gugash Maganit, ka kryer në fillim një përgatitje fizike për të vijuar më pas me një ndeshje kontrolli. Magani e ka ndarë skuadrën në dy grupe duke e cilësuar, Flamurtar (të veshur me jelekë) dhe Flamurtari me uniformën e kuqe. Ndeshja është zhvilluar brenda grupit dhe ka përfunduar me rezultatin 3-1 për Flamurtarin me uniformë të kuqe. Golat u shënuan nga Radovis, Shehaj dhe Bushic ndërsa për Flamurtarin me jelek goli i vetëm u shënua nga Dushku me penallti. Kjo ndeshje u ndjek edhe nga tifozë të Flamurtarit. Edhe pse reshjet e shiut ishin me intensitet të lartë, tekniku Magani vazhdoi normalisht seancën e përgatitur nga ai.

[gallery columns="1" size="full" ids="17119,17120,17121"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga