Everton u bashkua me West Ham dhe Marseille në garën për sulmuesin Olivier Giroud, sipas “Mirror”. Sulmuesi francez është vendosur të dalë nga dera këtë verë, pasi ka humbur postin e titullarit te Arsenal dhe vlerësohet rreth 20 milionë sterlina. I përdorur për të “ndëshkuar” Alexis Sanchez në Ligën e Kampionëve, ndërkombëtari francez ka luftuar për të justifikuar qëndrimin e tij në Emirates, pas një fushate traumatike 2015-2016. Drejtuesit e Everon po përgatisin një ofertë prej 20 milionë sterlinash për sulmuesin francez, sipas “The Sun”.
Nga “Goodison Park” pritet që të largohet ylli belg Romelu Lukaku, dhe drejtuesit dëshirojnë që Giroud të kompensojë mungesën e tij. Everton i bashkohet garës me West Ham të dëshpëruar për të gjetur një qendërsulmues, si dhe Marseille, të cilët do të humbasin Bafetimbi Gomis këtë verë. Arsenal-i do të jetë i lumtur që do të lejojë Giroud të largohet për aq kohë sa ata të gjejnë zëvendësuesin, dhe shpresojnë që Alexandre Lacazette ose Kylian Mbappe të bashkohet me ata.