Lajme jo të mira vijnë për klubin e Interit në këtë të dielë. Lojtari që ata kërkonin ta transferonin nga Kina, ka vendosur që të transferohet drejt Spanjës në skuadrën e Vijarealit.
Bëhet fjalë për sulmuesin kolumbian, Roxher Martinez, që do të largohet nga Jiangsu Suning.
Sulmuesi ishte në orbitën e klubit zikaltër, së bashku me një tjetër lojtar të këtij klubi, ish lojtarin e Çelsit, Ramires. Ky klub ka të njëjtët pronarë si Interi, familjen kineze Zhang. Vijareali ka paguar shifrën prej 15 milion eurosh për kolumbianin, i cili do ti bashkohet ekipit në ditët në vijim.
Poll