
Laçi është një nga pesë skuadrat që po lufton në këtë sezon për mbijetesë. Kurbinasit gjenden në vendin e tetë me 36 pikë ndërsa këtë javë do të luajën përballë një kundërshtari direkt siç është Flamurtari.
Atmosfera te bardhezinjtë duket e mirë dhe këtë e tregon një foto e postuar në Instagram nga Gentian Selmani. "Gardiani" bardhezi shfaqet në një nga pishinat e qytetit së bashku me Vucajn dhe Demën, si për të treguar që në këtë moment delikat të kampionatit, skuadra e Laçit është më e bashkuar se kurrë.
[gallery columns="1" size="full" ids="111310"]
Poll