
Laçi po zhvillon në Pogradec fazën përgatitore. Ndryshe nga klubet e tjera që po stërviten për Europën jashtë Shqipërisë, vëmendja te bardhezinjtë ka qenë më e vogël pasi dhe përforcimet nuk kanë qenë të shumta. Te Laçi nuk preferojnë të jenë mediatik, por ja lënë fushës së blertë të flasë.
“Gati për gjëra të bukura”, shkruan klubi i Laçit në rrjetet sociale. Kujtojmë se veriorët do kenë përballë Iskran nga Mali i Zi në turin e parë të Conference League.
Afrimet e vetme janë mbrojtësi Cucin dhe mesfushori Babatunde. Trajneri Duro me të tijtë kanë arritur të fitojnë dy miqësoret me ekipe kosovare, të cilat do luajnë gjithashtu në turin e parë të Conference League.
Poll