Simon Rrumbullaku firmosi ditën e sotme me UTA Arad. Mbrojtësi I krahur të majtë pas 6 muajsh pa ekip, ka mundur të gjejë tashmë një skuadër të re. Rrumbullaku mbylli aventurën e tij në Superligë në fund të sezonit, ndërsa tani do të rikthehet sërish në fushë në kampionatin rumun. Në faqen e tij zyrtare në Instagram, mëngjarashi foli edhe fjalët e para pas prezantimit të tij te UTA Arad.
"Që nga sot jam zyrtarisht një lojtar i UTA Arad për 6 muaj. Jam krenar që jam këtu për ndjekur këtë projekt pas një periudhe të vështirë. Dua të falenderoj presidentin, trajnerin dhe agjentin tim që më dhanë këtë mundësi të jem këtu. Do të jap maksimumin tim çdo ditë për të arritur objektivat tona dhe fitimin e titullit kampion. Në fund dua të falenderoj edhe familjen time që më ka qendruar gjithmonë pranë dhe më ka mbështetur në zgjedhjet e mia".
