Luka Romero ka mbërritur në Romë ditën e sotme për vizitat mjekësore. Mesfushori 16-vjeçar është përforcimi më i fundit i Lazios në këtë merkato vere dhe vjen nga skuadra e Mallorca.
Romero cilësohet si "Messi i ri" dhe është lojtari më i ri që ka debutuar në La Liga, 15 vjeç e 219 ditë, ndërsa luan edhe me të rinjtë e Argjentinës në nivel Kombëtares edhe pse është me origjinë meksikane.
Ditën e sotme, mesfushori ka mbërritur në Romë për të kryer vizitat mjekësore me Lazion dhe në orët në vijim pritet të zyrtarizohet nga ana e klubit. Lojtari i lindur në nëntor të 2004 do të jetë përforcimi i radhës për Sarrin dhe do të bashkohet me ekipin e parë.

Poll