Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Kërkohet nga disa ekipe, por CONTE sms "dashurie” PSG-së

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Kërkohet nga disa ekipe, por CONTE sms "dashurie”
PSG-ja nuk po kalon aspak një moment pozitiv në kampionat, teksa kanë vetëm 5 pikë më shumë se Marseille e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 6 sfida drejt fundit. E ardhmja e Galtier në stolin e parizienëve është në dyshim dhe në këto kushte emrat e rinj që mund ta zëvendësojnë nuk mungojnë. Antonio Conte aktualisht është pa skuadër që pas largimit nga Tottenham. Shpesh është lidhur me një rikthim në Serie A te Inter apo Juventus, por nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, italiani ka postuar foto nga Parisi, ku po kalon fundjavën së bashku me familjen e tij. Padiskutim që kjo ka shtuar akoma më shumë dyshimet se mund të marrë drejtimin e PSG-së në sezonin e ri. Diçka të tillë nuk e ka përjashtuar as gazetari Gianluca Di Marzio, i cili thekson se Conte është një opsion real për kampionët e Ligue 1.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Antonio Conte (@antonioconte)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga