Një nga strategjitë primare të FSHF-së në vitet e fundit është zbulimi i talentëve shqiptarë në Europë dhe grumbullimi dhe zhvillimi i tyre me ekipet e moshave apo edhe atë A. Gjermania është një nga dritaret më të vëzhguara duke qenë se numri i shqiptarëve atje është ndër më të lartit në diasporë.
Vëllezërit, Nelson dhe Henrik Weiper janë dy emra që kanë bindur kuqezinjtë. I dyti luan si portier në SHBA dhe është bërë pjesë e skuadrës ndërsa i pari ende jo. Nelson është lojtari i Mainz në elitën e futbollit gjerman me të cilët ka debutuar këtë sezon duke zhvilluar 9 ndeshje dhe duke shënuar 2 gola ndërsa në total e ekipin U-19 ka shënuar 14 gola e 3 asiste në 24 ndeshje.
FSHF e do me ngulm teksa e ardhmja e tij premton shumë me vlerën në treg që kap shifrën e 2.5 milionë eurove. Së fundmi, dy vëllezërit kanë zbarkuar në Tiranë ku kanë ardhur për vizitë te familjarët e tyre. Një mudnësi mjaft e mirë për të biseduar nga afër me Nelson për ta bindur të zgjedhë ngjyrat kuqezi përpara atyrë të Gjermanisë.
[caption id="attachment_695109" align="alignnone" width="509"] Nelson dhe Henrik Weiper ne Tirane[/caption]