Tetë tifozë të Crvena Zvezdës në mesin e së cilëve është edhe Ivan Bogdanov janë në listën e 500 huliganëve të arrestuar në Koln, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Ekspress”.
Huligani i njohur serb i cili kishte djegur flamurin shqiptar në ndeshjen mes Serbisë dhe Italisë në Genova vazhdon të jetë prezent në stadiume të ndryshme evropiane edhe pse një gjë e tillë i ishte ndaluar pas problemeve të shkaktuara edhe në duelin ndaj Shqipërisë.
"Ekspres" raporton se informacioni për arrestimin e tij është konfirmuar nga policia.

Poll
