FOTO/ Ishte protagonist në finalen ndaj Francës, sulmuesi argjentinas përjetëson në trup Kupën e Botës
Shkruar nga NEWSPORT
Argjentina triumfoi në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës, ku “ruleta ruse” vendosi edhe fituesin e botërorit. Angel Di Maria ishte një nga lojtarët protagonist në finale, ku fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Lionel Messi, ndërsa më pas gjeti rrugën e rrjetës për të çuar shifrat 2-0.
Pas këtij triumfi, sulmuesi i Juventusit ka dashur të perjetësojë në trupin e tij trofeun e Kupës së Botës, ku në këmbën e djathtë ka bërë tatuazhin e veçantë.
Në këtë mënyrë ish-lojtari i PSG-së ka shtuar numrin e tatuve në trup, dhe me siguri ky i Kupës së Botës do të mbetet i preferuari i tij gjithmonë.