
Flamurtari arriti një fitore të rëndësishme në transfertë, ku mundi Teutën me rezultatin 1-2. Vlonjatët e drejtuar nga Shpëtim Duro i merituan 3 pikët dhe këtë e pranuan të dy trajnerët pas përfundimit të takimit. Me suksesin e arritur është bashkuar edhe ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Ky i fundit uron trajnerin Shpëtim Duro për punën e bërë, por gjithashtu ironizon edhe gjyqtarët e takimit pas përfundimit të ndeshjes.
" Bravo Flamurtari, fitore super e merituar dhe më se dinjitoze!
Urime profesor Shpëtim Duro!
Ekipi të ndjek dhe të kupton!
Profesor i nderuar, ne vlonjatët jemi mëndjemëdhenj!
Të lutem vazhdo me filozofinë tënde: punë, punë, dhe aspak ose pak reklamë!
Dhe që të mos dal nga natyra ime, si polemizues që jam, një pyetje kam :
Cili është më i rëndësishëm ?
Cjapi apo "keci"?", shkruan Gjika në llogarinë e tij në facebook.
Kujtojmë që Kreshnik Cjapi ishte gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Pashaj asistent i tij. Ky i fundit gaboi me penalltinë e dhënë në favorin e durrsakëve, ndaj ish-presidenti Gjika i ka ironizuar të dy përmes postimit të tij.
[gallery columns="1" size="full" ids="149321"]