Vedat Muriqi po kalon një formë të mrekullueshme në këtë sezon futbollistik. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka arritur të shënojë plot 9 gola me fanelën e Mallorcas. Ai është në qendër të vëmendjes së medieve spanjolle pikërisht prej paraqitjes së tij.
Kanali zyrtar i La Liga-s ka publikuar një listë me gjithë futbollistët që kanë realizuar këtë sezon futbollistik. Në vend të parë renditet Robert Leëandoëski me 15 gola të shënuar. Pas tij janë Joselu dhe Karim Benzema me nga 11 gola. Kurse pas tyre gjendet pikërisht Muriqi me 9 gola të shënuar.
Nëse vijon me të tilla ritme, me siguri në fundin e sezonit do të bëhet e parezistueshme oferta për shërbimet e tij.
[caption id="attachment_681237" align="alignnone" width="1080"] Lista e golashënuesve[/caption]