
Tottenham fiton 2-1 kundër Manchester United në sfidën e parafundit të sezonit në Premier League, ndërsa kjo sfidë ishte sa për statistikë për skuadrën londineze. Kjo pasi titulli kampion në Angli është tashmë 'pronë' e Chelsea-s dhe Tottenham e ka të sigurtë vendin e dytë në kampionat që e dërgon sezonin tjetër në Champions League.
Por, pas ndeshjes kundër Manchester United, tifozët e Tottenham hynë në fushën e stadiumit legjendar ‘White Hart Lane’, pasi sezonin e ardhshëm do t'i luajnë në ‘Wembley’ ndeshjet e tyre.
Një gjë e tillë deri në rregullimin e stadiumit të ri.
Një veprim i tillë i tifozëve të Tottenham është bërë në mënyrë të vetëdijshme për të nderuar së bashku me lojtarët e skuadrës së tyre, stadiumin që ka qenë në aktivitet që nga sezoni 1964/1965 dhe sot ndaj Manchester United, në ‘White Hart Lane’ u luajt ndeshja e fundit.