Gurishta udhëhoqi Vllazninë e tij në fitoren e ditës së sotme ndaj Teutës për javën e 15-të të Abissnet Superiore. Shkodranët fituan bindshëm 4-0 dhe rikthehen te fitorja teksa i bashkohen Erzenit me 22 pikë në vendin e pestë.
Pas ndeshjes, kapiteni Gurishta, ka ironizuar në rrjete sociale teksa shkruan: “13:00 - 14:45. Edhe profesionistët e teatrit do e kishin lakmi këtë shfaqje artistike.”
Në këtë orë u luajtën dy sfidat e tjera të kampionatit mes Erzenit dhe Bylisit e mbyllur në barazim 1-1 dhe sfida tjetër, ajo mes Kastriotit dhe Egnatias e mbyllur 2-3 në favor të rrogozhinasve, të cilët fituan me 10 lojtarë.
[caption id="attachment_672907" align="alignnone" width="300"] Postimi i Erdenis Gurishtes ne rrjete sociale[/caption]