
Leo Messi është rikthyer në stërvitje me Kombëtaren e Argjentinës, duke shuar në këtë mënyrë të gjithë zërat për sa i përket rikthimit të tij me përfaqësuesen. Ditën e djeshme Barcelona nëpërmjet një njoftimi zyrtar, bënte me dije që me shumë gjasa Messi nuk do të përfshihej në përfaqësuese pas një dëmtimi që vuante.
Megjithatë ylli katalanas ka dalë ditën e sotme në stërvitje. Kujtojmë që më përpara ai kishte marrë një vendim për të dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja. Por siç duket ky ka qenë vetëm një vendim i përkohshëm, pasi së fundmi ai është bashkuar me Kombëtaren e Argjentinës.
Poll