FOTO/ Garë europiane për Antonio CONTEN, tekniku italian zbarkon në… PARIS
Shkruar nga NEWSPORT
Antonio Conte është momentalisht një trajner pa detyrë pas largimit nga anglezët e Tottenham pak javë më parë. Në gjurmët e tij janë shumë skuadra të njohura teksa në Itali parashikojnë një rikthim te Interi ose Juventus.
Një tjetër gjigant europian është edhe PSG, e cila nuk është e kënaqur me punën e trajnerit Galtier pas dështimit në Champions. Conte është një nga alternativat, me Zidanë poashtu në listë.
Ditën e sotme, vetë tekniku italian ka ndezuar akoma më shumë zërat mediatike teksa së bashku me familjen e tij po kalojnë disa ditë pushimi në Paris. Mbetet të shihet nëse ka qenë thjeshtë një kohë relaksi apo “një rrugë e dy punë” me një bisedë me drejtuesit parizienë.