Ndarja e parakohshme nga jeta e presidentit të Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, ka tronditur mbarë opinionin sportiv. Njeriu që ngriti në "këmbë" futbollin kosovar sot nuk jeton më. Një atak kardiak i ka marrë jetën 57-vjeçarit. Lajmi i papritur i ka shokuar të gjithë.
Reagimet për humbjen e parakohshme të kreut të FFK-së kanë qenë të shumta. Klubet shqiptare dhe njëkohësisht edhe lojtarët që luajnë në kampionatin tonë, por edhe ata të Kosovës kanë shkruar mesazhe ngushëllimi për familjen e të ndjerit Fadil Vokrri. Nga Skënderbeu, Partizani, Shkëndija e Tetovës, Drita, Liria etj janë bashkuar me dhimbjen e familjes Vokrri.
[gallery size="full" columns="1" ids="243980,243981,243982,243983,243984,243985"]
