Milot Rashica është rikthyer në formë e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe në sfidën e dy ditë më parë ishte titullar dhe një nga më të mirët në fushë për Werderin që fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Frankfurt.
Edhe pse nuk shënoi gol, Rashica është vlerësuar me notën 8.2 duke zënë në formacionin e javës në Bundesligën gjermane përkrah Lewandowskit në majën e sulmit.
Nga skuadra e Werderit, është vetëm lojtari i Kosovës që është përzgjedhur për të qenë pjesë e 11-shes më të mirë të javës në kampionatin gjerman. Tashmë Rashica është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën në prag të eleminatoreve të botërorit që do të luhen në muaj mars.

Poll