
Katër ditë pas finales së Kupës së Botës, Cristiano Ronaldo ka dhënë më në fund “shenja jete” në rrjete sociale. Portugezi ka publikuar sot një foto “selfie” në Instagram ku shihet i qeshur teksa relaksohet në pishinën dhe palestren e shtëpisë së tij.
Që nga eleminimi i Portugalisë nga Maroku në çerekfinale, Ronaldo nuk kishte postuar asgjë në rrjetet e tij sociale duke u “zhdukur” nga sytë e mediave. Ajo që zgjon interes tek publiku është se derimë tani mungon një përgëzim i Ronaldos për Argjentinën dhe mbi të gjitha, për Messin, në festën e tyre të fitimit të Botërorit.
[gallery ids="672882,672883"]
Galeria fotografike ()
Poll