Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Edison Ndreca dhe Angelos Tafas konfirmojnë largimin nga Kukësi?

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi po përballet me një eksod largimesh teksa 7 janë zyrtarizuar nga vetë klubi e të tjerë pritet t’i pasojnë. Verilindorët ia dolën mes shumë vështirësive të sigurojnë mbijetësën në Superiore në javët e fundit të kampionatit.

Ekipi u ndërtua gabim me lojtarët që ishin larg nivelit me të cilët jemi mësuar të shohim nga Kukësi. Largime të shumta por ende as edhe një afrim. Deri tani janë larguar zyrtarisht vëllezërit Taipi, Oëusu, Ilieski, Ebert, Dragoshi dhe Peposhi.

Këtyre mund t’u shtohen edhe dy të tjerë shumë të rëndësishëm. Portieri Angelos Tafas dhe mbrojtësi Edison Ndreca ende s’kanë marrë ndonjë vendim por një postim i fundit i personazhit të njohur, Aleks Visha, duket se e konfirmon këtë.

“Faleminderit çuna! Zoti jua bëftë mbarë kudo që të shkoni. Paçi fat e inshallah mbarë e mirë!”, shkruan Aleks Visha në rrjete sociale ndërsa i bën ‘tag’ disa futbollistëve përfshirë edhe këtë dyshe.

Ndreca dhe Tafas e kanë rishpërndarë postimin duke sinjalizuar kështu një largim nga Kukësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga