Milani po mendon që tani për të marrë një futbollist sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin francez të PSG-së Adrien Rabbiot. Lojtari që nuk u grumbullua në këtë kampionat botëror nga tekniku Deschamps u kërkua me insistim nga Barcelona. Por kuqezinjtë janë gati të presin vitin tjetër për ta marrë lojtarin me kosto zero pasi i skadon kontrata vitin e ardhshëm me parizienët. Nëse kjo lëvizje do të finalizohej me sukses, "Djalli" do ta stabilizonte shumë skuadrën, e cila nuk ka gjetur qetësi nga viti në vit.
Poll