Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Dy festa në një ditë, Altin Bytyçi emocionon me urimin për personin më të shtrenjtë: Nuk arrij të ta them se sa të dua!

Shkruar nga NEWSPORT

Në familjen e Altin Bytyçit sot nuk është vetëm Shën Valentini, e njohur ndryshe si dita e të dashuruarve. Një tjetër datë e rëndësishme është për të.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, futbollisti i Kukësit ka emocionuar me urimin  për Nënën e tij në ditën e saj të lindjes. Një mesazh i gjatë ku mes rreshtave, Bytyçi thekson se nuk mundet dot t’i tregojë se sa e do.

“Nëna ime e ëmbël! Mes serialeve të përditshmërisë me gjithë problemet, hallet dhe bujën, nuk kam kohë të të them sa shumë të dua. Dije se unë mendoj për ty kur bëj vepra të mira, me shpresën se do të krenoheni me mua. Mendoj për ty kur më duhet të skuqem për veten time para dikujt, duke u ndjerë në faj edhe para teje. Mendoj për ty kur jam i frikësuar ose i lënduar dhe kur ndihem mirë. Edhe nëse nuk të telefonoj çdo ditë, dije se gjithçka që më ndodh, e ndaj me ty ashtu siç e ndave dikur këtë botë me mua. Për sa kohë që jeni pranë meje, unë mund të bëj gjithçka! Unë dua që ju të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur! Gëzuar ditëlindjen për ty, nëna ime e dashur!”, ka shkruar futbollisti i Kukësit.

[caption id="attachment_680238" align="alignnone" width="300"] Postimi i Altin Bytycit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga