Agustin Torasa pritej të kthehej dje në Shqipëri për të rifilluar përgatitjet me Partizanin për pjesën e dytë të kampionatit.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur, të paktën siç shihet edhe në foton e postuar nga vetë lojtari në Instagram teksa shihet në shoqërinë e vajzës së tij të vogël duke fjetur.
Sulmuesi argjentinas nuk udhëtoi me ekipin në Antalia, ndërsa nga klubi u tha se kishte marrë disa ditë më shumë leje se të tjerët.
Por trajneri Starova për Supersport deklaroi se vonesa e Torasës përtej kohës që i kishte dhënë klubi do t'i kushtojë atij një penalizim financiar, një gjobë e cila pritet t'i komunikohet lojtarit në momentin që do të paraqitet në stërvitje.
Galeria fotografike ()
Poll